27 vjet nga rënia e dëshmorit Enver Musa – “DIVI” NULL NULL 27.04.2026 06:59 27.04.2026 06:59 Sot shënohet 27-vjetori i rënies heroike të dëshmorit Enver Musa “DIVI”, pjesëtar i Zonës Operative të Shalës (ZOSH), në kuadër të Brigadës 141 “Mehë Uka”. Ai ra më 27 prill 1999 në Betejën e Melenicës, pas 47 ditësh përballje të ashpër me forcat serbe, transmeton Klankosova.tv. Enver Musa, i njohur me nofkën “DIVI”, në një moshë të re zgjodhi t’i bashkohej luftës për liri, duke lënë pas çdo gjë për idealin e çlirimit të vendit. Sipas bashkëluftëtarëve, ai luftoi deri në momentet e fundit vetëm pak metra larg armikut, duke treguar vendosmëri dhe guxim të jashtëzakonshëm. Në këtë përvjetor, bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë kujtojnë me nderim jetën dhe veprën e tij, duke theksuar se figura e “DIVI”-t mbetet shembull i trimërisë, vendosmërisë dhe dashurisë për atdheun.