Nikoqirja Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian Esports NULL NULL 09.07.2025 18:57 09.07.2025 18:57 Kosova është nikoqire e Kampionatit Evropian të Esports, që ka nisur sot në Palestrën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë. Në këtë ngjarje madhore do të marrin pjesë 36 ekipe nga 24 shtete të Evropës, ndërsa Kosova jo vetëm që pret kampionatin, por përfaqësohet edhe me ekipin e saj kombëtar, raporton Kosovapress, percjell Klan Kosova. Ndërkohë, kryetari i Federatës së Esports në Kosovë, Altin Preniqi, e cilësoi këtë ngjarje si një moment historik për vendin, duke theksuar se ky sport sjell energji, miliarda shikues online dhe është një mundësi e jashtëzakonshme për promovimin e imazhit të Kosovës në botë. Kampionati organizohet nga Federata Esports Kosova me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ndeshja e parë është zhvilluar sot, ku Kosova ka triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Republikës së Çekisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Modriqi largohet nga Reali me gjashtë "Champions" por edhe me një katërshe nga PSG-ja 5 minuta më parë