Partey mohon akuzat për përdhunim NULL NULL 05.07.2025 10:40 05.07.2025 10:40 Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, ka mohuar zyrtarisht të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, përfshirë atë për përdhunim, ndërsa ndaj tij kanë nisur tashmë procedurat ligjore. Përmes një deklarate të publikuar nga avokatët e tij, thuhet se Partey ka bashkëpunuar plotësisht me policinë dhe autoritetet përkatëse gjatë një hetimi që ka zgjatur tre vite. Futbollisti ganez tani mirëpret mundësinë për të pastruar emrin e tij në gjykatë. “Thomas i mohon të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij. Ai ka bashkëpunuar plotësisht me policinë dhe Prokurorinë e Kurorës gjatë të gjithë hetimit trevjeçar”, ka thënë ekipi ligjoir i Parteyt. “Tani ai mirëpret mundësinë për të pastruar emrin e tij përfundimisht. Meqenëse tashmë kanë nisur procedurat ligjore, klienti im nuk mund të japë komente të mëtejshme,” thuhet në deklaratën e avokatëve të mesfushorit të Arsenalit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days