Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

25-vjetori i themelimit të PK-së, organizohen gara në shah

NULL NULL
24.08.2024 18:27
Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve që u mbajtën për këtë rast, në kampin ‘Enver Zymberi’ në Mitrovicë u zhvilluan gara në shah.

“Këto gara u organizuan me mbështetjen e zyrtarëve nga Federata e Shahut, të cilëve u shprehim mirënjohjen tonë”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Klankosova.tv.

Pas shtatë xhirove të zhvilluara, u përcaktuan tri vendet e para dhe tre zyrtarët policorë fitues u nderuan me medalje për arritjet e tyre të spikatura.

lajme të ngjashme