25 vjet nga Marrëveshja e Daytonit, Borrell në Sarajevë (VIDEO)

25 vjet nga Marrëveshja e Daytonit, Borrell në Sarajevë (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 4 ditë më parë

Shefi i Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Josep Borrell, ka vizituar sot Bosnje dhe Hercegovinën.

Arsye për këtë ishte 25 vjetori i Marrëveshjes së Daytonit që i dha fund luftës në këtë shtet.

Përfaqësuesit serbë, kroatë dhe boshnjakë atje e pritën bashkë në presidencë mysafirin nga BE-ja. Derisa Borell iu tha se politikanët duhet të bëjnë më shumë punë që vendi të bëhet pjesë e unionit.

“Tani autoritetet duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të përmbushur përparësitë e reformës për të sjellë Bosnjën dhe Hercegovinën dhe qytetarët e saj më pranë Bashkimit Europian. Statusi i kandidatit mund të konsiderohet vetëm kur do të bëhet përparim në të gjitha 14 përparësitë kryesore të mendimit të shprehura nga komisioni”, tha ai.

Për serbin Milorad Dodik, pa respektimin e Marrëveshjes së Daytonit, Bosnja nuk do të arrijë ndonjë sukses.

“Ne kemi pikëpamje të ndryshme, por jemi të bashkuar në mundësinë për të vendosur paqen dhe kjo është mjaft e mirë dhe gjithashtu angazhimi për çështjet europiane. Konsensusi rreth Bashkimit Europian është sigurisht një arritje e vlefshme që kemi”, u shpreh Dodik.

Borrell vizitoi edhe Muzeun e Fëmijërisë së Luftës në Sarajevë. Ai nga aty tha se ndihet i lumtur që pati mundësinë t’i nderojë dhe kujtojë viktimat e luftës.