25 vjet nga Marrëveshja e Daytonit, Borrell në Sarajevë (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 21.11.2020 20:53 nga Qendresa Tershana 21.11.2020 20:53 Shefi i Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Josep Borrell, ka vizituar sot Bosnje dhe Hercegovinën. Arsye për këtë ishte 25 vjetori i Marrëveshjes së Daytonit që i dha fund luftës në këtë shtet. Përfaqësuesit serbë, kroatë dhe boshnjakë atje e pritën bashkë në presidencë mysafirin nga BE-ja. Derisa Borell iu tha se politikanët duhet të bëjnë më shumë punë që vendi të bëhet pjesë e unionit. “Tani autoritetet duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të përmbushur përparësitë e reformës për të sjellë Bosnjën dhe Hercegovinën dhe qytetarët e saj më pranë Bashkimit Europian. Statusi i kandidatit mund të konsiderohet vetëm kur do të bëhet përparim në të gjitha 14 përparësitë kryesore të mendimit të shprehura nga komisioni”, tha ai. Për serbin Milorad Dodik, pa respektimin e Marrëveshjes së Daytonit, Bosnja nuk do të arrijë ndonjë sukses. “Ne kemi pikëpamje të ndryshme, por jemi të bashkuar në mundësinë për të vendosur paqen dhe kjo është mjaft e mirë dhe gjithashtu angazhimi për çështjet europiane. Konsensusi rreth Bashkimit Europian është sigurisht një arritje e vlefshme që kemi”, u shpreh Dodik. Borrell vizitoi edhe Muzeun e Fëmijërisë së Luftës në Sarajevë. Ai nga aty tha se ndihet i lumtur që pati mundësinë t’i nderojë dhe kujtojë viktimat e luftës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 24/06/2025