25 vjet bashkë, Hoxhaj ndan një foto me gruan: Çdo ditë me ty, e mbushur me dashuri NULL NULL 20.11.2025 18:02 20.11.2025 18:02 Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ndarë një fotografi me bashkëshorten e tij, në këtë 20 nëntor, si një datë e veçantë për ta. Hoxhaj dhe gruaja e tij, Remize, festojnë 25 vjetorin e marrëdhënies së tyre. Në një postim në Facebook, ai ka shkruar fjalë të bukura për rrugëtimin e tyre shumëvjeçar. “25 vjet bashkë. Plot dashni, përkushtim dhe një rrugëtim që do ta nisja sërish prej fillimit. Çdo ditë me ty ka qenë e mbushur me dashuri.” – ka shkruar ai në Facebook. /Klankosova.tv