24 persona shpallen fajtorë në Indi, u përfshinë në masakrën e trazirave anti-myslimane NULL NULL 02.06.2016 12:54 02.06.2016 12:54 Gjykata në Indi, ka shpallur fajtorë 24 persona përshkak të përfshirjes në një nga masakrat më famëkeqe gjatë trazirave anti- myslimane në Gujara, të 2002-ës. Gjykata speciale ka liruar 36 të tjerë të cilët ishin akuzuar për vrasje në qytetin Ahmedabad, njofton Klan Kosova. Gjatë trazirave një turmë e tërë njerëzish sulmuan një kompleks duke lënë të djegur 69 njerëz brenda për vdekje. Këto trazira ishin një nga ato më të tmerrshmet qysh nga Pavarësia e Indisë, ndëraq më shumë se 1 mijë njerëz kryesisht myslimanë vdiqën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në tren e në mesin e tyre ishin edhe 60 pelegrinë hindu, njofton Klan Kosova. Kritikët e Kryeministrit Indian, Narendra Modi i cili drejtonte shtetin në atë kohë thonë se bëri shumë pak për të ndaluar trazirat. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Behluli: Protestat masive në Serbi s’kanë prekur Luginën, por mund të frymëzojnë të rinjtë 5 minuta më parë