23 vjeçares i gjendet drogë brenda vaginës NULL NULL 07.08.2019 09:28 07.08.2019 09:28 Një grua në Luiziana, e cila dyshohet se ishte kapur me meth të fshehur brenda vaginës së saj, tha se nuk ishte në dijeni se nga vinte droga, raporton policia, transmeton Klan Kosova. Ashley Beth Rolland, 23 vjeçare, u akuzua më 31 korrik për vjedhje të pesë mijë dollarëve nga banesa e një burri me të cilin qëndroi për një javë. Burri i tha policisë se ndërsa ai ishte duke bërë dush, Rolland mori paratë e tij dhe u largua. Raportimet thonë më pas se një police femër e kontrolloi 23 vjeçaren dhe brenda vaginës së saj, zbuloi paratë bashkë me një qese plastike me drogë, afërisht një gram e llojit meth – për të cilën Rolland mohoi se ishte e saj. Ajo u arrestua dhe u akuzua për vjedhje dhe posedim të narkotikëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.