22 vjetori i çlirimit të Prishtinës në shtëpinë-shtab të UÇK-së (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 11.06.2021 21:45 nga Flamur Gajtani 11.06.2021 21:45 Shtëpia e Adem Deshishkut në lagjen “Kolovica” në Prishtinë që nga Dita e Çlirimit të Prishtinës më 10 qershor 1999 përgjatë dy vjetëve ka shërbyer si shtab i Zonës Operative të Llapit. Në shtëpinë që as pas 22 vjetësh nuk ka pësuar ndonjë ndryshim u pritën e përcollën shumë mysafirë, ndërsa e njëjta ishte shndërruar në seli të ZOLL-it me izë të ish-udhëheqësit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Demaçi. Pronarin Metush Deshishku e lidhin kujtime të mira me atë kohë, ndërsa shtëpinë nuk do ta shesë e as ta japë me qira në asnjë variant. Kujtime të mira nga ajo kohë e çlirimit kanë edhe ish-ushtarët dhe ish-eprorët e asaj kohe që janë falënderues për kontributin e Deshishkëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day