22-vjeçarja Arnisa Gashi ka nevojë për ndihmë, vuan nga një sëmundje që sulmon sistemin nervor NULL NULL 25.06.2025 22:43 25.06.2025 22:43 22-vjeçarja Arnisa Gashi ka nevojë për ndihmë, sepse vuan nga encefaliti autoimun i rëndë, që është një sëmundje e cila sulmon sistemin nervor, e cila nuk mund të trajtohet në Kosovë. Sipas njoftimit të kërkesës për ndihmë, vajza së pari ka pasur mpirje e pastaj me rëndim të situatës shëndetësore dhe kriza të rënda epileptike, e deri tashmë në Kujdesin Intensiv. Trajtimi emergjent deri tani: -Reanimacion në Prishtinë. -Transport urgjent me avion mjekësor në një klinikë specialiste në Turqi. -Intubim, steroide me doza të larta, plazmaferezë, dhe antiepileptikë. -Parashikohen që të paktën 2 muaj të jetë në kujdes intensiv dhe pastaj rehabilitim neurologjik afatgjatë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 25/06/2025
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 25/06/2025
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 25/06/2025