Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

21 vjet nga Masakra e Reçakut

NULL NULL
15.01.2020 08:01

Sot bëhen 21 vjet nga kryerja e njërës nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Kosovë.

Më 15 janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Forcat policore dhe ushtarake serbe, kishin kryer edhe shumë vrasje dhe masakra nëpër Kosovë, por Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe.

Në përkujtim të “Masakrës së Reçakut”, do të bëhen homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, ndërsa nga ora 11:00 do të mbahet akademi përkujtimore në “Shtëpinë e Kulturës” në Shtime.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.