21 viktima nga zjarri në një kamp refugjatësh në Gaza NULL NULL 17.11.2022 23:04 17.11.2022 23:04 Të paktën 21 persona kanë humbur jetën nga një zjarr që ka shpërthyer në një ndërtesë në Kampin e Refugjatëve Jabaliya në veri të Gazës, njoftuan autoritetet palestineze. Ministria Shëndetësisë në Gaza publikoi një deklaratë në të cilën njoftoi për shpërthimin e zjarrit, Mbrojtja Civile tha se kanë gjetur trupat e pajetë të 21 personave, në mesin e të cilëve gjenden edhe gra dhe fëmijë, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv. Njoftohet se ekipet e mbrojtjes civile kanë vënë nën kontroll zjarrin dhe kanë penguar përhapjen e tij në objekte të tjera. Sipas vlerësimeve të para, zjarri është shkaktuar nga benzina e depozituar në pallat dhe hetimet për ngjarjen po vijojnë. Ndërkohë, presidenti Mahmoud Abbas shpalli të premten ditë zie kombëtare pas katastrofës, sipas një deklarate me shkrim nga zëdhënësi i presidentit palestinez Nabil Abu Rudeineh. Në deklaratë thuhet se Abbas e ka përshkruar incidentin si “katastrofë kombëtare” dhe ka udhëzuar autoritetet përkatëse që të ofrojnë të gjitha llojet e mundësive për familjet e viktimave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bllokada në Kuvend, Balje: Faji shkon me fuqi, më i fuqishmi është përgjegjësi 3 minuta më parë