“2025-ta, vit plot vështirësi” – Artiana Matoshi flet për sfidat e gazetarisë (VIDEO) NULL NULL 31.12.2025 08:01 31.12.2025 08:01 Gazetarja e Klan Kosovës, Artiana Matoshi, ka folur për sfidat me të cilat janë përballur gazetarët gjatë vitit 2025, duke e cilësuar këtë vit si një nga më të vështirët për profesionin e gazetarisë në vend. Në emisionin “Ora Shtatë”, Matoshi theksoi se gazetarët në përgjithësi, por sidomos ata të deskut informativ, janë përballur me ngarkesë të madhe pune dhe presion të vazhdueshëm, veçanërisht për shkak të organizimit të katër palë zgjedhjeve brenda një viti, transmeton Klankosova.tv. “Po flasim për një vit tepër të vështirë për krejt gazetarët, sidomos pa i harruar ata të deskut informativ, të cilët janë përballur me katër palë zgjedhje”, u shpreh ajo. Matoshi përmendi gjithashtu kërcënimet dhe linçimet me të cilat janë ballafaquar gazetarët, duke theksuar se këto dukuri kanë qenë të shpeshta dhe shqetësuese. Sipas saj, në veçanti gazetarët e Klan Kosovës kanë qenë shpesh cak i sulmeve, pavarësisht se ky medium mbetet një nga më të mëdhenjtë dhe më të ndjekurit në vend. Ajo nënvizoi rëndësinë e mbështetjes për gazetarët dhe nevojën për krijimin e një ambienti më të sigurt për ushtrimin e lirë të profesionit, duke theksuar se liria e medias mbetet një shtyllë themelore e demokracisë.