Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

200 milionë e 500 milionë…| Premtimet e ‘thata’ të Albin Kurtit (VIDEO)

NULL NULL
15.01.2025 19:48

Është vetëm fillimi i fushatës zgjedhore, por kryeministri Albin Kurti, në përpjekje për të marrë një mandat tjetër, tashmë është shterë.

Zëri i tij ka filluar të humbasë.

Fjalimet në para-fushata e fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit, Kurti i filloi me mburrje për arritjet e mandatit 4 vjeçar, duke pasuar me tonalitet të lartë e bindës me zotimet për mandatin e ri.

Pikë e fortë e Kurtit siç duket janë punët e qeverive të kaluara, siç i quan ai dështime, e që nuk lë tubim pa i përmendur e përqeshur.

Por, kryeministri Kurti po mundohet të gjejë një armik, pasi po sulmon mediat, bizneset dhe shoqerinë civile.

Fjalimi që u përmend cep më cep, ishte atë që e tha në Mitrovicë, ku edhe u veçua për ngritjen e zërit teksa fliste përballë qindra qytetarëve.

Madje shumëkush e krahasoi me liderin e Gjermanisë Naziste, Adolf Hitler.

Pati lëvdata të shumta për qeverinë e tij, por zotimet që nuk arriti t’i realizojë po tenton t’i bëjë në qeverisjen e re.

U premtua ndërtimi i autostradave për Gjilan, Pejë e Gjakovë.

Por Kurti fillimisht paska ndërmend që të përfundojë kah pranvera hekurudhën që lidhë Kosovën me Shqipërinë.

Gjilani ka mbetur pa stadium të ri tash e sa vite, a do të bëhet me një të ri, kjo mbetet të shihet. E ata gjyshër që do të kujdesen për mbesat e nipërit e tyre, “do të shpërblehen nga Kurti”.

Shumën prej 500 milionë euro, Kurti e ka ndarë mendjen t’i shfrytëzojë për investime në Brezovicë.

Aferat për të cilat është akuzuar gjatë qeverisjes i hodhi prapa shpine e me fytytrë përballë popullit i vazhdoi lëvdatat për kabinetin e tij, me të cilat bindshëm synon fitoren.

lajme të ngjashme