Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpërblimi 20 milionësh

NULL NULL
06.05.2015 16:30

Administrata e presidentit amerikan Barack Obama ka ofruar një shpërblim prej 20 milionë dollarëve për ata që japin informata në lidhje me katër liderët e grupit Islamik ISIS.

State Departamenti amerikan  ofron shtatë milionë dollarë për informatat për Abd al – Rahman al- Mustafa al Kaduli, nga pesë milionë për Abu Mohamed al- Adnanija dhe Tarkan Tajumurazoviq Batirashvillin dhe tre milionë për Tarik Bin al – Tahar bin el Falih el- Avni el- Harz .

I pari është zyrtar i lartë në ISIS, i cili ka përfaqësuar Al-Kaidën në Irak, Adnani është zëdhënës i ISIS-it, Batirashvilli është komandant i terrenit në Sirinë Veriore ndërsa Harz është lider I ISIS-it për rajonin kufitar mes Sirisë dhe Turqisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.