20 milionë afrikanë drejt Evropës NULL NULL 02.03.2017 13:40 02.03.2017 13:40 Gati 20 milionë afrikanë do të mund të vijnë në Evropë në një të ardhme të afërt sipas presidentit të ri të Parlamentit Europian, Antonio Tajani. Tajani tha se Evropa duhet që të bëjë më shumë sa i përket ndihmesës së azilkërkuesve në mënyrë që ta shuajë migrimin, transmeton Klan Kosova. Ai propozoi që Bashkimi Evropian të hapë qendra azili në Libi në mënyrë që t’i mbrojë refugjatët që janë të rrezikuar. Për momentin, qendrat e paraburgimit i shkelin të drejtat e njeriut, sipas BE-së. Gjithashtu, Tajani tha për Die Welt se janë më shumë se 30 qendra që udhëhiqen ilegalisht nga grupe apo kontrabandistë për qeverinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.