20.5 millionë punëtorë humbin punët në SHBA NULL NULL 08.05.2020 15:47 08.05.2020 15:47 Shkalla e papunësisë në SHBA është rritur në 14.7%, me 20.5 milionë vende pune të humbura në muajin prill, pasi pandemia e koronavirusit shkatërroi ekonominë. Rritja do të thotë që shkalla e papunësisë tani është më e keqe se në çdo kohë që nga Depresioni i Madh i viteve 1930, njofton Klan Kosova. Që nga fillimi i pandemisë, SHBA ka pasë rënien më të madhe në një dekadë dhe raportin më të keq të shitjeve me pakicë në rekord. Vetëm dy muaj më parë, shkalla e papunësisë ishte 3.5%. “Është historikisht e paparë”, tha ekonomistja Erica Groshen, ish-kryetarja e Byrosë së Statistikave të Punës së qeverisë. “Ne e kemi futur ekonominë tonë në një gjendje kome të induktuar”.