2 minuta e 17 sekonda punë – S’ka kuvend të konstituuar as sot NULL NULL 17.06.2025 10:21 17.06.2025 10:21 Ka dështuar edhe për herën e 33-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Insistimi i Vetëvendosjes për votim të fshehtë, as sot, nuk arriti shumicën parlamentare, pavarësisht tentativave – duke marrë vetëm 51 vota për, transmeton klankosova.tv. Sikurse dhe hapi, kryesuesi i seancës, Avni Dehari e mbylli seancën e sotme pas 2 minutash e 17 sekonda punë, për të vazhduar pas 48 orësh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.