Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

2 mijë e 600 të moshuar janë vaksinuar ndaj koronavirusit

NULL NULL
19.04.2021 14:15

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë kundër COVID-19, deri tani janë vaksinuar 2 600 persona të moshuar, ndërsa të hënën deri në mesditë janë vaksinuar 85 persona më sëmundje kronike.

Koordinatori i kësaj qendre të vaksinimit, Niman Bardhi, tha se deri më tani mbi 1 mijë persona të moshës mbi 75 vjeç e më sëmundje kronike janë vaksinuar.

“Edhe sot ka vazhduar  vaksinimi i të moshuarve mbi  75 vjeç të shoqëruar me sëmundje kronike, dhe deri në këto qaste kemi 85,  ndërsa nëse flasim në shifër nga data 8 deri më sot kemi kaluar 2 600 të vaksinuar përfshirë moshën 85 vjeç, 80vjec dhe 75 e tutje”, tha Bardhi.

Ai po ashtu ka sqaruar se për momentin janë duke u vaksinuar personat mbi 75 vjeç e më sëmundje kronike, pasi sipas tij ka pasur keqinformim se po vaksinohen edhe personat nën 75 vjeç, raporton Ekonomia Online, transmeton Klan Kosova.

Këto statistika vlejnë vetëm për të vaksinuarit kundër COVID-19 në sallën “1 Tetori’ në Prishtinë

 

lajme të ngjashme