Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

2 Korriku fiton, por eliminohet nga UEFA Youth League

NULL NULL
05.11.2025 15:23

2 Korriku ka arritur të fitojë 1-0 në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndaj skuadrës skoceze Hibernian në rundin e dytë kualifkues në UEFA Youth League.

Megjithatë skuadra kosovare nuk ka arritur të kualifikohet më tej pasi që para dy javësh ishte mposhtur 4-0 në Skoci.

Golin e vetëm në Podujevë e shënoi Omer Shala në minutën e dytë të ndeshjes duke dhënë përshtypjen e një rikthimi senzacional.

2 Korriku vitin e kaluar kishte arritur të kalonte këtë fazë duke eliminuar skuadrën irlandeze Dublin, teksa rrugëtimi i tyre ishte ndalur në turin final kualifikues ndaj Dinamo Kievit.

lajme të ngjashme