Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdekja e punëtorit në Ferizaj, Policia e arreston një person të dyshuar

NULL NULL
13.04.2026 15:19

Prokuroria Themelore në Ferizaj,  ka njoftuar se një person i dyshuar për rastin e sotëm ku një person ka vdekur pasi ka rënë nga kati i gjashtë i objektit në ndërtim gjatë punimeve.

Sipas njoftimit të Prokurorit të shtetit, i dyshuari me iniciale N.E është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, transmeton Klankosova.tv

E rëndë: Punëtori vdes pasi ra nga ndërtesa ku po punonte në Ferizaj – Klan Kosova

Prokurori i shtetit, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të këtij rasti.

Ndërsa, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

lajme të ngjashme