Trump pritet të flasë sonte, përkundër që s’ka rrjete sociale NULL NULL 13.01.2021 23:48 13.01.2021 23:48 President Donald Trump ka hyrë në historinë amerikane duke u bërë presidenti i vetëm që akuzohet dy herë nga Kongresi. Për këtë gjë dhe meqë është i bllokuar në rrjetet kryesore sociale, ai pritet që të flasë sonte brenda 45 minutave, njofton Klan Kosova. Shtëpia e Bardhë thuhet se është ende duke punuar se ku do të postojë videomesazhin. Llogaritë personale të presidentit janë ndaluar nga Twitter, YouTube dhe Facebook pas trazirave të javës së kaluar, për të cilat edhe po akuzohet se i ka nxitur. Kongresi arrin pragun për shkarkimin e Trump *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.