Pse Zabërgja para Zhegrovës? Arsyetohet Foda NULL NULL 30.03.2026 11:19 30.03.2026 11:19 Kombëtarja e Kosovës ka yhvilluar konferencë për media para ndeshjes së madhe ndaj Kombëtarës së Turqisë në kauder të play offit për Kupën e Botës. Selektori i Kosovës, Franco Foda është pyetur se përse kishte vendosur në ndeshjen ndaj Sllovakisë të inkuadroi në lojë, Baton Zabërgjan dhe jo Edon Zhegrovën, transmeton klankosova.tv “Baton Zabërgja para Edon Zhegovës, a është kjo si pasojë e minutazhës së ulët te Juventusi? Kam besim të madh tek të gjithë lojtarët, po ashtu edhe te Edoni”. “Secila lojë ka rëndësinë e vetës dhe duhet të vendosi se kë të inkuadrojë. Te Sllovakia kanë luajtur me topa të gjatë, andaj na është nevojitur një lojtar me trup-gjatë. Ndoshta nesër Edoni do të luajë nga fillimi”, ka thënë Foda. Përballja Kosovë-Turqi zhvillohet nesër në stadiumin Fadil Vokrri në ora 20;45. Selektori i Kosovës në konferencë për media ka thënë se kjo ndeshje ka rëndësi të madhe.