Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryetari i komunës së Shkodrës, ofron 15 milionë lekë nëse Vëllaznimi shpallet kampion

NULL NULL
04.04.2026 14:16

Kryetari i Shkodrës, Benet Beci, ka bërë një premtim të rëndësishëm për skuadrën e Vllaznisë, duke rritur motivimin para fazës vendimtare të sezonit.

Ai ka njoftuar se do të ndajë një premi prej 15 milionë lekësh në rast se Vllaznia arrin të shpallet kampione e Shqipërisë në futboll, transmeton Klankosova.tv.

“Kam propozuar një premio të veçantë prej 15 milion lek të reja për Vllazninë në rast të shpalljes kampione, si një mbështetje konkrete për të bërë realitet ëndrrën që pret i gjithë qyteti.

Emocionet kuqeblu rikthehen sot dhe sytë e gjithë Shkodrës janë te djemtë tanë.

Sot Vllaznia përballet me Partizanin në një tjetër finale shumë të rëndësishme në këto javë vendimtare të kampionatit. Një ndeshje që vlen shumë dhe që na bashkon të gjithëve në mbështetje të skuadrës së qytetit tonë.

Forca djem!

E gjithë Shkodra është me ju!”, ka shkruar Benet Beci.

Ky premtim vjen në një moment kyç për ekipin shkodran, pasiqë Vëllaznimi aktualisht ka pikë të barabartë me skuadrën e Elbasanit me 53 pikë, ndërsa në vend të dytë është Egnatika me 51 pikë.

 

lajme të ngjashme