Kryeministrit të Malit të Zi nuk iu lejua hyrja në Shqipëri? Fuga: Ka udhëtuar me avion drejt e në Rinas NULL NULL 14.09.2021 17:11 14.09.2021 17:11 Drejtori i komunikimit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga, ka hedhur poshtë lajmet se mungesa e një testi PCR të vlefshëm apo pasaporta e vaksinimit anti-COVID bëri që kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić, të moj lejohej të kalonte në kufirin tokësor shqiptar, në Han të Hotit. Lajmi u publikua gjerësisht pasi gazetari malazez, Aleksandar Brezar, postoi një video në llogarinë e tij në Twitter, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi. Montenegrin PM Zdravko Krivokapić was apparently turned back at the Albanian border for not having a valid PCR test or a vaccination passport, which might stop him from attending the Western Balkans lunch with German Chancellor Angela Merkel. Embarrassing. pic.twitter.com/L7qHkYeqNM — Aleksandar Brezar (@brezaleksandar) September 14, 2021 “Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç me sa duket u kthye në kufirin shqiptar pasi nuk pat një test të vlefshëm PCR ose një pasaportë vaksinimi, gjë që mund ta ndalojë atë të marrë pjesë në drekën e Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”, shkroi ai në Twitter. Ndërkohë, Fuga shkruan se: “Çudi se KM i Malit te Zi ka udhetuar me avion drejt e ne Rinas sot…”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Situata me flakët në Shqipëri, 26 vatra zjarri në 24 orë, neutralizohen të gjitha 24 minuta më parë