Kapja e 10 kg drogë, bastisja po vazhdon në shtëpinë e familjes së Agim Rexhepit në Vranjevc NULL NULL 04.05.2025 22:09 04.05.2025 22:09 Arrestim - Fotografi ilustruese Antidroga e Policisë së Kosovës sot ka zbarkuar në Çagllavicë pasi në shënjestër kishte Agim Rexhepin, 43-vjeçar për përfshirje në shitblerje dhe shpërndarje të substancave narkotike. Klankosova.tv mëson ekskluzivisht se bastisja nuk ka përfunduar ende dhe është duke vazhduar në Vranjevc, tash në shtëpinë e të dyshuarit të lartpërmendur. Sipas informacioneve të para, është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e drogës prej 10 kg gjatë këtij operacioni. Klankosova.tv do t’ju sjellë më shumë detaje rreth këtij aksioni policor. Vërejtje:Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. Ekskluzive: Ky është i dyshuari që është cak i Antidrogës, po i bastiset shtëpia *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.