Javë barazimesh në Serie A, disa rezultate identike NULL NULL 29.12.2024 23:24 29.12.2024 23:24 Tetë ndeshje, katër barazime. Kështu u karakterizua xhiro e 18-të e kampionatit elitar të futbollit italian, Serie A. Kjo javë solli edhe dis rezultate të njejta, njofton Klankosova.tv. Empoli humbi nga Genoa me rezultat 1-2, kurse me të njejtat shifra, Parma e mposhti Monzan. Udinese barazoi 2-2 me Torinon, sikurse edhe skuadra tjetër torineze, Juventus, që e përfundoi duelin ndaj Fiorentinas, 2-2. Lazio e Atalanta e mbyllën takimin me rezultat 1-1, njejtë siç u kry edhe ballafaqimi ndërmjet Milanit dhe Romës. Fitore me rezultate më ndryshe, korrën dy ish-kampionët e fundit të Italisë. Interi e mundi si mysafir Cagliarin, 0-3, kurse Napoli para tifozëve të vetë, triumfoi 1-0, raporton Klankosova.tv. Liga kryesore italiane e futbollit, vazhdon edhe nesër edhe me dy ndeshje. Como e pret Leccen e Bologna, Veronën. Të dyja këto duele transmetohen në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion. E para nis në orën 18:30, kurse e dyta në 20:45. Kampionati elitar i futbollit italian, Serie A, transmetohet ekskluzivisht në Art Motion