Ikin mjekët, a po rrezikohet mbyllja e ORL-së? (VIDEO) NULL NULL 27.03.2025 20:29 27.03.2025 20:29 Largimi i specialistëve nga klinika e Otorinolaringologjisë në vitet e fundit përfshirë edhe një rishtas e ka rënduar dukshëm funksionimin e kësaj klinike. Sipas Odës se Mjekëve kjo klinikë është në kolaps. Anise kjo klinikë është e nivelit terciar e ku do të duhej të ofronte shërbime të avancuara, QKUK as kësaj radhe nuk është përgjigjur për televizionin se cili është plani i tyre karshi kësaj situate. Shto faktin e listës së pritjes ku për të Klan Kosova ka mësuar se është lista më problematike sa i përket evidencave dhe përfilljes së radhës. Për përditësimin dhe mbikëqyrjen e listave të pritjes në klinika e spitale rajonale tashmë është ngritur edhe një komision i veçantë. Kuptoni detajet në kronikën e mëposhtme: