Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anëtarja e PSD-së: Albin Kurti e çau LDK-në dhe e instrumentalizoi Vjosa Osmanin

NULL NULL
14.01.2021 19:02

Anëtarja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka thënë se Vjosa Osmani nuk ka lidhë koalicion me Vetëvendosjen, por se i është bashkuar asaj.

“Tash e sa kohë ajo pretendoi që ta themelojë një subjekt të ri a lëvizje, një përpjekje politike ku është thirrë, por ajo çka pamë sot është një marrëveshje për të ashtuquajturin koalicion, por në të njëjtën kohë edhe një marrëveshje për postin e presidentes”.

Rrusta në Info Magazine tha se Osmani e ka braktisur partinë e saj ende pa e themeluar.

“Por në momentin e parë që ajo bëhet presidente braktis listën. Për çfarë subjekti po bëhet fjalë? Ajo s’përfaqëson asnjë projekt politik e aq më pak një subjekt. Me keqardhje e them që Kurti ka arritur ta instrumentalizojë Osmanin duke e çarë LDK-në”.

Rrusta tha se marrëveshja e prezantuar sot nga Kurti dhe Osmani nuk dallon nga tjerat që i kanë prezantuar koalicionet e mëhershme.

Si ish-anëtare e Vetëvendosjes për afro 13 vjet, Rrusta ka thënë se nuk ka dëshirë ta shohë që shoqëri që do ta ndërtojë Kurti. Ai është një lider autoritar. Kjo nuk shfaqet qysh i kemi parafytyrimet ne në formë brutale, por duke instaluar një mendësi të caktuar për një shoqëri të mbyllur ndaj ideve të reja. Kurti e ka sulmuar mendimin ndryshe brenda partisë dhe kjo është arsyeja pse njerëzit kanë dalë prej partisë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.