“Amerikës nuk i duhet një president që sëmuret edhe në Shtëpinë e Bardhë” (VIDEO) NULL NULL nga Gazmend Syla 28.10.2020 22:11 nga Gazmend Syla 28.10.2020 22:11 Ish-presidenti Barack Obama sërish doli në fushatë për ta ndihmuar zëvendësin e vet e për ta rivalizuar atë që e pasoi në Shtëpinë e Bardhë, katër vjet më parë – Donald Trumpin. Atë e quajti kryetar të padenjë që nuk di si ta mbrojë popullin, njofton Klan Kosova. Për Obaman, më keq se kaq është se Trump nuk di ta ruajë veten, madje as në shtëpinë më të sigurt në botë. Si shkas mori pandeminë e COVID-19, për të cilën tha se mori 225 mijë jetë dhe depërtoi edhe në White House. “Kam jetuar disa kohë në Shtëpinë e Bardhë. E dini, është një mjedis i kontrolluar. Mund të marrësh masa parandaluese për të shmangur sëmundjet. Të gjithë e kanë bërë këtë, pos këtij burrit që duket se nuk di ta bëjë një gjë të tillë. Ai e ktheu Shtëpinë e Bardhë në një zonë të nxehtë”. Edhe vetë rivali aktual i Trumpit për president, Joe Biden, tha se Shtëpia e bardhë dështoi në secilin aspekt. “E vërtetë shokuese e kësaj Shtëpie të Bardhë është se përgjegjësit aty asnjëherë nuk tentuan sinqerisht për t’u marrë me pandeminë. Trump e ktheu krizën në një tragjedi. Ky është kapitullim, është valëvitje e flamurit të bardhë. Është e vërteta shokuese për këtë shtëpi të bardhë”. Biden bëri këto komente gjatë një tubimi në Warms Springs të Georgias, ku moti kohë më parë pati ardhur të kërkojë shërim nga sëmundja e polios, ish-presidenti Franklin Rozvelt. Demokrati bëri njëfarë analogjie, duke thënë se kur ke vullnet për ta kaluar një sëmundje, gjen edhe shpëtim. “Ky vend, Warm Springsi është një kujtim që na tregon se edhe nëse është i dërmuar, secili nga ne mund të shërohet. Si popull dhe si shtet mund ta tejkalojmë këtë virus shkatërrues. Dhe se ne mund ta shërojmë një botë që po vuan. Dhe po, ne mund ta rikthejmë e shërojmë shpirtin tonë dhe ta shpëtojmë vendin tonë”. COVID është tema kryesore që demokratët po e rrahin, kur po bëjnë fushatë kundër republikanit. Trump po thotë se numrat për vdekjet po rriten qëllimshëm dhe se shumica e lajmeve për këtë sëmundje janë të rreme. Ky tekst dhe kronika e mëposhtme televizive janë pjesë e projektit “Zgjedhjet 2020: Një turne virtual raportimi për Shtetet e Bashkuara dhe procesin elektoral të Amerikës”. Autori është përzgjedhur të jetë pjesë e këtij projekti nga Departamenti i Shtetit, që realizohet nga Foreign Press Centers në bashkëpunim me Meridian International Center. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Edhe Peja pa shërbime nga Gjendja Civile për shkak të rënies së sistemit (VIDEO) 19 minuta më parë
Kosova Bllokohet sistemi elektronik, qytetarët e Ferizajt pa dokumente zyrtare prej dy ditësh (VIDEO) 27 minuta më parë
Lajme Netanyahu thotë se takimi me Trumpin u përqendrua në përpjekjet për lirimin e pengjeve 47 minuta më parë