199 raste aktive me COVID-19 në Kosovë NULL NULL 17.03.2023 07:46 17.03.2023 07:46 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e fundit ka njoftuar se ka realizuar 135 testime, prej të cilave 26 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Sipas institutit, janë shëruar 34 persona, derisa 13 persona janë të hospitalizuar. Përndryshe, janë 199 raste aktive me COVID-19. /Klankosova.tv