19-vjeçarja thotë se nuk u pendua për vrasjen e babait: “Na nxiu jetën” NULL NULL 23.02.2024 12:41 23.02.2024 12:41 Shtëpia e familjes Metaj Detaje të reja kanë dalë nga dëshmia e 19-vjeçares Hygerta Meta, e cila vrau babanë e saj, Pëllumb Meta. “Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që e kam vrarë. Ai na ka torturuar, ia ka nxirë jetën nënës time. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja, është e martuar, dhe janë dy vëllezërit e mi pastaj unë”, tha ajo. “Mami dhe unë nuk kemi folur kurrë, për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfarë dëshironim. Kur e mori vendimin për martesën time, aty erdhi fundi. Mu mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare, mora armën që përdorte babai kur shkonte në punë si roje, dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive”, tha ajo. “Pas krimit e kam mbështjellë me një çarçaf dhe pastaj me fasho e në fund me qese”, shtoi ajo sipas Top Channel, transmeton Klankosova.tv.