19-vjeçari shqiptar vdes në një aksident të rëndë në Itali NULL NULL 22.02.2025 23:16 22.02.2025 23:16 Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali. Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ndodhi rreth mesnatës, në zonën e Barit ku janë përfshirë 3 makina. Për pasojë kanë humbur jetën 2 persona, drejtues të dy prej automjeteve. Bëhet fjalë për një shqiptar 19-vjeçar, banues në Gioia del Colle, i cili humbi jetën menjëherë dhe një 44-vjeçar, i cili humbi jetën pas mbërritjes në spitalin Miulli në Acquaviva delle Fonti. Shoferi i makinës së tretë ka mbetur i padëmtuar. Zjarrfikësit që punuan deri në mëngjes dhe karabinierët kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe do të duhet të rindërtojnë dinamikën e aksidentit./Euronewsalbania/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.