18 vjeçarja Raducanu bën befasinë, fiton US Openin NULL NULL 12.09.2021 09:18 12.09.2021 09:18 Tenistja nga Britania e Madhe, Emma Raducanu, i ka dhënë fund pritjes së këtij vendi për titull Grand Slam në kategorinë e grave. Raducanu, e cila i ka vetëm 18 vjet, arriti që të triumfojë në finale të US Open duke e siguruar kështu titullin e saj të parë. Ajo fitoi pastër 2:0 në sete ndaj kanadezes Leylah Fernandez, dhe ndonëse në këtë garë depërtoi vetëm përmes kualifikimeve, Raducanu arriti të ngadhënjejë në këtë kompeticion pa e humbur as edhe një set të vetëm. Gruaja e fundit britanike që fitoi Grand Slam ishte Virginia Wade më 1977, e cila e kishte rrëmbyer Ëimbledon-in.