18 vjeçarja që nuk e dinte se ishte shtatzënë vdes pasi lindi në shtëpi NULL NULL 20.01.2021 08:25 20.01.2021 08:25 Një adoleshente ka ndërruar jetë gjatë lindjes pas një shtatzënie ‘të panjohur’. Danielle Jones, 18 vjeçare, nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë kur nisi procesi i lindjes në shtëpinë e saj në Knowle West, Bristol. Ajo u trajtua nga mjekët në vendin e ngjarjes dhe u dërgua në spital menjëherë. Nëna e re vdiq dhe vdekja e saj u cilësua si e ‘pashpjegueshme’ nga policia. Djali i saj Danny mbijetoi por është ende në spital. Partneri i 18 vjeçares Ozzy Godfrey thotë se ndihet i thyer pas vdekjes së saj. Duke shkruar në Facebook, ai tha: “Pusho e qetë e dashur, nuk mund të besoj që të kam humbur. Të kam dashur më shumë se gjithçka në botë. Do të kujdesem për të voglin tonë që lindi sot. Jam i thyer”. Një ekzaminim pas vdekjes do të kryhet për të vërtetuar shkakun e vdekjes së nënës së re. Miqtë e adoleshentes po kërkojnë donacione për të financuar funeralin e saj në GoFundMe, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.