18 vjeçari shpallet kampion në shah NULL NULL 02.05.2015 22:28 02.05.2015 22:28 Nderim Saraçi është shpallur kampion i Kosovës në shah. Ai në finale ka mposhtur Naim Sahitajn, pas një dueli 4 orësh. Shahisti Nderim Saraçi është shpallur kampion në garën e Kupës së Kosovës në shah, të organizuar për herë të parë sivjet. 18 vjeçari këtë garë e fitoi pas një dueli maratonik 4 orësh, kundër shahistit Naim Sahitaj. Luftë edhe më e fortë u zhvillua në ndeshjen për pozitën e tretë. Mjeshtri i lojës së shahut, Bedri Sadiku u desh të djersitej për 5 orë, para se ta mposht kundërshtarin tij për këtë pozitë, Ardian Jasharin. Fituesi i Kupës, pos trofeut ka marr edhe shpërblimin prej 300 eurove, transmeton KlanKosova. Vendit të dytë iu ndanë 200 ndërsa të tretit 100 euro.
Kosova OBSh-ja: Numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri mund të shkojë në mbi 20 mijë 2 months
Kosova Lajçak: I lumtur që Kosova e pranoi propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve me Serbinë 2 months