Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

18 vjeçari kosovar Kampion i Evropës në hedhjen e gjyles, synon suksese edhe në Kampionatin Botëror (VIDEO)

NULL NULL
15.07.2021 23:43

Atleti kosovar, Muhamet Ramadani ka arritur edhe nje sukses tjetër në disiplinën e hedhjes së gjylës.

18 vjeçari ka fituar Medaljen e Artë në Kampionatin Evropian nën 20 vjeç, që po mbahet në Tallinn të Estonisë.

Për Ramadanin ky nuk është suksesi i parë në këtë sport, pasi është kampion aktual Ballkanik, në këtë disiplinë sportive.

Në një intervistë për Sportin Special në Klan Kosova, ai u shpreh se në mesin e pjesëmarrësve pati rezultatin më të mirë në çerekfinale, ku dhe arriti normën për kualifikim.

Ai tregoi edhe për përjetimin e tij të sotëm, duke përmendur hudhësit e tjerë që la prapa një bjellorus në pozitën e dytë, dhe një gjerman në pozitën e tretë, njofton Klan Kosova.

”Nga Bjellorusia kanë qenë tre garues, ku të tretë kanë qenë më i mirë se tjetri. Po ashtu edhe gjermanët kanë qenë tre”, u shpreh ai mes tjerash.

Tutje Ramadani foli edhe për përgatitjet e tij të deritashme, ku tha se prej tetorit të vitit 2020 ka filluar me stërvitje, meqë ka qenë në njohuri për të gjitha garat.

Ai nuk harroi të shprehet mirënjohës edhe ndaj babait të tij, i cili e trajnoi, që tani ai të ketë edhe rezultate të suksesshme.

Garuesi kosovar, shihet si një potencial i madh për të ardhmen në hedhjen e gjylës, duke qenë edhe kanditat i denjë për Lojërat Olimpike.

Më shumë detaje ndiqni intervistën e plotë:

lajme të ngjashme