18 shqiptarë pranë vdekjes, shpëtohen nga anglezët NULL NULL 29.05.2016 22:30 29.05.2016 22:30 Zyra e brendshme e Britanisë ka njoftuar sot se 20 vetë, përfshirë 18 shqiptarë, janë shpëtuar gjatë natës nga një anije gome, e cila kishte filluar të fundosej në Kanalin Anglez, La Mansh. Në këtë grup gjendeshin edhe dy britanikë. Pas operacionit të shpëtimit, grupi është dërguar në Dover për intervista me zyrtarët kufitarë të Britanisë, raporton AP. Roja bregdetare britanike thotë se kishte marrë informacion se anija kishte probleme, të shtunën, pak kohë para mesnatës. Në operacionin e ndërlikuar, përfshihej një helikopter për kërkim-shpëtim dhe barka shpëtimi, që ishin dërguar nga disa porte angleze. Deri tash kanë ndodhur disa incidente në të cilat migrantët me anije të vogla janë përpjekur të arrijnë në Britani. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025