177 raste pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë NULL NULL 29/06/2022 29/06/2022 Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 177 raste pozitive me COVID-19. Gjatë 24 orëve janë shëruar 13 pacientë, teksa numri i rasteve aktive është 486, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, të vaksinuar brenda 24 orëshit janë 70 persona, ku me dozën e parë janë vaksinuar 903 mijë e 426 njerëz, me dozën e dytë 823 mijë e 716, ndërsa me dozën përforcuese 103 mijë e 203 njerëz. Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë javën që shkoi ka bërë obligative që maskat të mbahen në ambiente të brendshme.
Lajme Vlorë: Arrestohen tre shqiptarë dhe dy ukrainas, u kapën me gati 1 tonë marihuanë në det (VIDEO) 4 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila: Kodi civil e ligji i pagave do të trajtohen në sesionin vjeshtor 11 minuta më parë