17 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës NULL NULL 15.06.2025 07:44 15.06.2025 07:44 Kushtetua e Republikës së Kosovës Katër muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 15 qershor të vitit 2008 hyri në fuqi Kushtetua e vendit, e cila përcaktoi Kosovën si shtet të pavarur, sovran , demokratik, unik dhe të pandashëm. Republika e Kosovës është shtet laik, shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitete tjera, thuhet në tekstin e Kushtetutës me hyrjen në fuqi të së cilës fillon zbatimi i planit të ish-kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari. Hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës shënon fillimin e një periudhe të re të zhvillimeve politike. Kushtetuta hyn në fuqi 120 ditë pas shpalljes së pavarësisë. Institucionet e Kosovës, kanë arritur që për një periudhë të shkurtër kohore, të përgatisin dhe miratojnë 40 ligje që dalin si propozim nga Pakoja e Ahtisaarit. Hyrja në fuqi e Kushtetutës kundërshtohet nga përfaqësuesit e serbëve të cilët nuk janë pajtuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e cila deri tani është njohur nga 118 vende të botës. /kp *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Trump rikthehet në çështjen Kosovë-Serbi, Bajrami e përshëndet si lajm pozitiv 28 minuta më parë
Kino dhe Teatër Java e Kulturës së Kosovës në Berlin, Ajeti: Akt i kujtesës për viktimat dhe të zhdukurit 2 orë më parë