17 të vdekur nga zjarri në shtëpinë e pleqve në Ukrainë NULL NULL 29.05.2016 11:39 29.05.2016 11:39 Së paku 17 persona kanë humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer sot në një shtëpi të pleqve në një fshat afër kryeqytetit Kiev, ka njoftuar shërbimi shtetëror i emergjencave i Ukrainës. “Njësitë e shërbimeve të emergjencës i kanë shpëtuar 18 vetë, 5 prej tyre janë dërguar në spital me djegie të shkallës së ndryshme”, tha Ministria e emergjencave së Ukrainës. Një person konsiderohet i zhdukur. Në këtë shtëpi ishin të vendosur 35 vetë. Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me incidentin, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ibishi: Motivi i kërcënimit në Kuvend mund të vijë nga brendia e luftës politike 36 minuta më parë
Lajme Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit në Borsh, gjobitet drejtuesi i skafit 37 minuta më parë