16 vjeçarja, Rea Sylejmani, përfaqëson vajzat e Kosovës në Bruksel NULL NULL 10.10.2019 18:07 10.10.2019 18:07 16 vjeçarja nga Ferizaji, Rea Sylejmani, është duke përfaqësuar Kosovën në Bruksel në kuadër të ngjarjes “European Week of Action for Girls” si anëtare e grupit monitoruese Respect Our Right. Gjatë kësaj ngjarjeje Rea pati rastin të flas para deputetëve të Parlamentit Europian duke i ngritur çështjet e barazisë gjinore me rëndësi për vajzat dhe gratë në Kosovë dhe më gjerë. Save the Children, zyra në Kosovë bëjnë të ditur se grupi Respect Our Right ku bënë pjesë Rea, është themeluar nga kjo organizatë dhe së bashku me Organizatën Syri i Vizionit është mbështetur me ngritje të kapaciteteve të fëmijëve për të kërkuar të drejta më të mira për fëmijët në Kosovë. Ngjarja European Week of Action for Girls (EWAG) ka filluar të mbahet nga 6 tetori dhe do të zgjas deri nesër. European Week of Action for Girls (EWAG) organizohet në kuadër të Ditës Ndërkombëate të Vajzave. Kjo është hera e shtatë që mbahet ky eveniment ku kërkohet nga BE-ja që të mbrohen të drejtat e vajzave, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 25/06/2025
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 25/06/2025
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 25/06/2025