16 trupa gjenden nën rrënoja në Gaza NULL NULL 15.10.2025 17:03 15.10.2025 17:03 Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se 16 trupa janë gjetur nën rrënoja në Gaza, derisa operacionet e rimëkëmbjes vazhdojnë pas armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit. Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmoud Basal tha se më shumë se 250 trupa janë gjetur që nga fillimi, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. “Një total prej 25 trupash u sollën sot në spitalet në Gaza, përfshirë të gjeturit nga rrënojat, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 67 mijë 938 persona që nga fillimi i luftës”, tha tutje MSh-ja atje. Në njoftimin e kësaj ministri thuhet gjithashtu se 35 persona të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit.