16 Qershori, dita e çlirimit të Malishevës shënohet me aktivitete të shumta NULL NULL 14.06.2025 12:09 14.06.2025 12:09 Të hënën, më 16 Qershor në Komunën e Malishevës nën përkujdesjen e kryetarit të kësaj komune, Ekrem Kastrati do të organizohen aktivitete në shënim të ditës Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Malishevës. Në organizim do të mbahen fjalimet e rastit, programi kulturor dhe artistik dhe ndarja e çmimeve tradicionale: Çmimi “Imer Krasniqi” për trimëri dhe heroizëm, çmimi “Hamdi Berisha” për kontributin e dhënë në shkollën shqipe dhe çmimi “Dr.Shpëtim Robaj” për kontribut në fushën e shëndetësisë. Me fillim nga ora 9:00 do të bëhen homazhe dhe nderime te varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë. Kurse, nga ora 11:00 do të mbahet manifestimi qendror te Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 14/06/2025
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 14/06/2025