Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

153 aksidente trafiku për një muaj në rajonin e Ferizajt

NULL NULL
04.12.2024 16:55
Foto ilustruese e aksidentit.
Foto ilustruese e aksidentit.

Policia ka njoftuar se gjatë muajit nëntor, në rajonin e Ferizajt kanë ndodhur  153 aksidente trafiku.

Një prej këtyre aksidenteve ka qenë me fatalitet, 60 me të lënduar dhe 92 me dëme materiale, njofton Klankosova.tv.

Policia njoftoi se numri i aksidenteve për muajin nëntor të këtij viti ka shënuar rënie prej -8.4 për qind krahasuar me muajin nëntor të vitit të kaluar.

“Gjatë muajit nëntor-2024 në rajonin e Ferizajt, përshirë komunat : Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit janë raportuar gjithsej 153 aksidente të komunikacionit rrugor , prej tyre: Me fatalitet, 1, me lëndime, 60, me dëme materiale, 92”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

lajme të ngjashme