15 mijë veta mund ta ndjekin Unikkatilin në Klan Arena (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 25.07.2022 20:13 nga Flamur Gajtani 25.07.2022 20:13 Për herë të parë në Kosovë, Klan Arena do të jetë nikoqire më 1 gusht e 16 gladiatorëve që do luftojnë në 8 meçe brenda kafazit. Organizimi është i jashtëzakonshëm meqë edhe ngjarja është krejt e veçantë. Veç përballjeve në eventin e federatës së arteve marciale, në Prishtinë do të rikthehet pas një dekade edhe reperi i njohur shqiptar nga Amerika Unikkatil. Kjo nuk do të ishte e mundur pa këtë hapësirë gjigante të hapur për mbi 15 mijë persona, në Klan Arena, vend ky që tanimë përmbush secilën kërkesë. Biletat për Kosova Fighting Series janë në shitje nëpër të gjitha pikat e Artmotion, në Klan Arena në Prishtinë dhe në uebfaqen klanarena.com.