15 mijë euro garanci, lirohet nga burgu mjeku që shkaktoi aksidentin ku vdiq 15-vjeçari NULL NULL 24.10.2025 14:39 24.10.2025 14:39 Mjeku italian që u përfshi në aksidentin me fatalitet në Shqipëri, Michele D’Angelo, ku vdiq një 15-vjeçar, është liruar nga burgu pas një dorëzanie prej 15 mijë eurosh, transmeton Klankosova.tv Prokuroria e Fierit nuk ka mbyllur ende hetimet, por mediat italiane thonë se ekspertiza përfundimtare pritet ta nxjerrë të pafajshëm për akuzat për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe braktisje të automjetit pas aksidentit ku humbi jetën një adoleshent. Hetimet e Prokurorisë do të përfundojnë deri në mesin e nëntorit. Ndryshe, Universiteti i L’Aquilas dhe gjithë komuniteti akademik u angazhuan publikisht për të mbledhur fonde për lirimin e profesorit. Deputeti Luciano D’Alfonso i shkroi Presidentit shqiptar, Bajram Begaj, duke e cilësuar të tepruar mbajtjen e profesorit në paraburgim./Klankosova.tv