143 vjet nga mbajtja e Lidhjes së Prizrenit NULL NULL 10.06.2021 08:29 10.06.2021 08:29 Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit shënohet sot më 10 qershor, ku bëhen 143 vjet që nga mbajtja e kësaj ngjarje historike. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në nder të kësaj ngjarje do të organizojë një ceremoni e cila do të fillojë nga ora 11:00 dhe do të jetë në Lidhjen e Prizrenit. Në ceremoni do të marrin pjesë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe personalitete tjera të institucioneve qendrore të jetës politike e kulturore të vendit. Në vijim agjenda e ceremonisë: Date: 10 qershor 2021 Vendi: Prizren – Kompleksi i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit Ora: 10:50 10:50 Homazhe te shtatorja e prijësve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit 11:00 Intonimi i Himnit Fjale hyrëse, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore Hajrulla Çeku, Ministër i Kultures, Rinise dhe Sportit Mytaher Haskuka, Kryetar i Komunës se Prizrenit Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit te Republikës se Kosoves 11:25 Recital, z. Armend Baloku, aktor 11:40 Vizite ne ndërtesën e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit Prezantim i veshjeve te Rugovës, Hasit, Lumes, Dibrës, Gurit te bardhe, Matit, Hotit e Grudës, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025