14 viktimat e COVID-19 në Kosovë ishin të moshave mbi 60 vjeç NULL NULL 16.09.2021 15:57 16.09.2021 15:57 Gjatë 24 orëve të fundit në vend 14 persona e kanë humbur betejën me koronavirus. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, në mesin e viktimave ishin tetë meshkuj dhe gjashtë femra. Kurse të gjitha viktimat ishin të moshave mbi 60 vjeç. “Katër persona të moshës mbi 80 vjeç, shtatë ishin 70-79 vjeçarë dhe tre 60-69 vjeçare” Kurse katër të vdekur ishin në Gllogoc, dy në Prishtinë dhe nga një në Fushë Kosovë, Lipjan, Mitrovicë, Pejë, Klinë, Malishevë, Prizren, Istog *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.